Lexoji keto letra do të pushosh psiqikisht
Paqa dhe Mëshira e Allahut |
 |
Qoftë mbi Ju |
SOFRA E SYFYRIT
Atë natë Aburrahmani nuk vuri gjumë në sy deri në syfyr. Shumë mendime, shumë trazime iu sollën në kokë.
Ashtu duke qëndruar, afër koftorit I cili bubullonte
nga zjarri fort I ndezur, papritmas iu kujtua t'I dërgojë një falënderim Zotit për të gjitha të mirat që ia kishte dhënë.
- O Zot, o Allahu im, falënderimet të qofshin Ty, ti je Mëshirues, Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke dhuruar. Pas kësaj lutje Abdurrahmani duke thënë besmelen, tentoi të flejë. Por, iu kujtua lutja
që sapo e kish përfunduar..Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke dhuruar. Kjo frazë e fundit i përsëritej.
- Eh Zot, sa shumë të mira që mI ke dhënë e që dikush nuk i ka. Menjëhere filloi ti fiksohet në kokë fjala e fundit që dikush nuk i ka!
Ngriti kokën nga jastëku derisa bubullima dhe drita e zjarrit që dilnin nga koftori e përkujtuan: - Ndoshta dikush sonte as zjarr nuk ka ndezur, ndoshta dikush sonte ka rënë për të fjetur, me dert sepse nuk ka meçfarë ta shtrojë sofrën e syfyrit?!
Kështu duke u menduar e kujtuar, i mbushur përbrenda me një mërzi që e kishte kapluar, vonë vërejti se nëpër faqet e tij lëshohen lotë të nxehtë, lotë që dalin jashtë e që kroin e tyre e kishin në zemrën e Abdurrahmanit, emri i të cilit tregonte se vërtetë ai ishte rob I Mëshiruesit. Ashtu qëndroi deri në cingërrimën e sahatit të kurdisur për syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po bëhej gati për të ngrënë syfyr, i puthi dy çupat e tij të vogla që ishin duke fjetur ëmbël. Por, prapëseprapë nga koka e tij ende nuk ishte larguar brenga për njerëzit që agjërojnë pa syfyr për shkak se nuk kanë me çka ta gëzojnë syfyrin. Pasiqë buka ishte gati, u ul dhe filloi të hajë por kafshata e parë i lidhet në fyt dhe nuk mundet ta përpijë. Mezi arriti ta çojë kafshatën e parë ndërsa sytë e tij ishin ngulitur në një qoshe të sofrës.
- Abdurrahman, çfar ke? E pyeti e shoqja.
- Asgjë, asgjë! U përgjigj Abdurrahmani. Pas një heshtje të shkurtër, foli edhe njëherë:
- Grua, a ke menduar ndonjëherë për sofrën e syfyrit?
- Si mendon?- e pyeti Eminja.
- A ke pyetur veten se sofra jonë përplot me të mira,ndërsa sofra e dikujt asgjë nuk ka, apo vetëm bukë të thatë?!!
Duke I thënë fjalët e fundit, iu drodh buza dhe lotët filluan ti dalin, thuaja se shpërtheu ujë nga sytë e tij. U ngrit nga sofra, piu pak ujë dhe veshi rrobet e trasha për të dalë jashtë. Gruaja menjëherë doli pas tij dhe e pyeti: - Ku po shkon?!
- Do të kthehem menjëherë. Abdurrahmani tashmë ishte nisur drejt një vendi të caktuar. Ai ishte nisur te dyqani më I afërt, ndërsa dyqanet gjatë Ramazanit punonin deri në përfundim të syfyrit. Ishte nisur me një qëllim të vetëm. Kishte vendosur që t?I blente syfyrin dikujt. Po kujt se?!!
- Selamu alejkum.
- Alejkum selam Abdurrahman, urdhëro.He, ke mbetur pa bukë për syfyr a?
- Jo, ngrëna syfyr, por dua të blej diçka Bajram. Të lutem më shërbe më shpejtë se nuk kam kohë.
- Po, menjëherë, urdhëroni çfar po doni?
Pasiqë bleu gjërat e duhura, Abdurrahmani në atë natë të ftohtë me borë ishte nisur drejt një shtëpie gatitë rrëzuar, e cila gjendej në skaj të qytetit. Pullazi
I shtëpisë I shtrembëruar, ndërsa nga lagështia shiheshin tullat e kuqërremta pasiqë I kishte rënë pjesa e lyer e mureve nga jashtë. Trokiti në derën kryesore, e cila me të hyrë të çonte në një oborr të vogël. Nga plasat e derës vërejti se në shtëpi nuk ishte e ndezur asnjë dritë. Por, pas një kohë të shkurtë dëgjohet një zë I çirrur I një plaku:
- Kush është?
- A je këtu o xha Brahim?
- Po, po bujrum, urdhëroni- u përgjigj xha Brahimi,
një I moshuar që I kishte arritur të tetëdhejtat, vite këto që vëreheshin në ballin e tij plot rrudha dhe mjekrrën e bardhë. Me të parë se kush po e thërret, xha Brahimi lëshoi zë:
- Oooo Abdurrahman, ti je a?!! ? Eja, eja me shpejt se mërdhimë.
Abdurrahmani hyri Brenda në shtëpinë e tij, e cila ishte e vogël por e kishte pronarin me zemër të madhe.
- Xha Brahim, po pse dritat I ke të fikura, a nuk është koha e syfyrit?-pyeti Abdurrahmani.
Xha Brahimi lëshoi një ofshamë të shkurtër dhe pastaj heshti.
- Ah, Abdurrahman, me ta thënë të drejtën, isha duke fjetur e as që kisha ndërmend të zgjohem. - Pse?-pyeti Abdurrahmani. - Po, si të them?..pasoi heshtja?.- nuk kisha se me çka të bëj syfyr u përgjigj xha Brahimi. Abdurrahmani ndjeu një barrë shumë të rëndë në shpirtin e tij pas këtyre fjalëve, dhe shkurt u thellua në mendime:?. Unë sa syfyre I kam ngrënë me begati ndërsa ky plaku I shkretë ku ta dij se sa ditë I ka agjëruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytë e tij filluan t?I dalin lotët pandalë dhe me zë të mekur I shtriu duart përplot me të mirat që I kishte blerë.
Kur e pa xha Brahimi se çfar kishte bërë Abdurrahmani tha:- Allahu nuk e humb këtë popull derisa ka njerëz si ti?. Por loti e tradhëtoi. Abdurrahmani bashkë me xha Brahimin hëngrën syfyr dhe pas një ore u kthye në shtëpi. Të nesërmen pasiqë kishte përfunduar punën pak më herët për shkak të namazit të xhumasë, me të arritur afër xhamisë takoi Islamin dhe merr vesh se xha Brahimi, plaku me të cilin kishte ngrënë syfyrin , kishte vdekur po atë mëngjes. Abdurrahmani me dy ndjenja ia fail namazin e xhenazes; ndjenja e parë e dhimbjes për xha Brahimin, ndërsa ndjenja e dytë, ndjenja e kënaqësisë shpirtërore se arriti që t?I bëjë një të mirë xha Brahimit, duke mos e ditur askush përveç Allahut.
AGIM AVDIU
Varri im është në Sllupçan, në Tanushë, në Kalanë e Tetovës
|
Shkup, 25 Gusht 2001 ( liria/fakti )
Letër e një luftëtari të UÇK-së nga Shqipëria
Bija ime!
Aq e kisha dashur që të jem afër teje, të shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqë na ndajnë dy botëra, unë e ndjej veten krenar dhe shumë afër teje, kur e di se për cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet të jesh shumë krenare, gjithmonë të ecësh me kokë të ngritur lart, të mos dorëzohesh edhe pse disa të mendojnë për jetime.
Unë jam larg, thash sa dy botëra, por shpirti im cdo mbrëmje vie në natë, në dhomën tënde ti përkdhel flokët e arta, flokët e gjata, që aq shumë i desha.
Pas ca kohësh me anë të kësaj letre, nuk dëshiroj që të të arsyetohem për ikjen time pa fjalë, pa gjurmë, por të të them se edhe pse unë vdiqa, këtij populli të përvuajtur duhej t'i dalë dikush në krah.
Unë isha i fundit që mora këtë guxim, sepse shokët e vëllezërit e mi, mu atëherë kur u paraqita për në luftë, ata vetëm se kishin ujitur tokën me gjakun e tyre, e lulet e lirisë sa vijnë e rriten.
Bija ime! Ngre kokën lart, se nuk dëshiroj të të shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nënën, e cila ishte frymëzimi im për të shkuar në luftë, zemra e cila gjakoi për mua, që juve t'ju shoh të lirë, të kënaqur në atdheun tonë të shkelur nga cizma e fëlliqur. Ajo prej tani do të jetë udhëzimi yt, por të përkujtoj, kujdesu shumë për të.
Bija ime! Letrën që po e lexon, është shkruar mu në front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisë, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnë, e as shitjet e patriotëve nuk bëjnë para, nëse nuk je në front të luftës, e të shikohesh me armikun nëpërmjet shënjestrës. Kjo është kënaqësia e vetme, që mund ta përjetojë secili që dëshiron të vdesë e jo të luftojë me shpresë që të kthehet në familje.
Të lutem bija ime! Mos ma kërko varrin se nuk do të ma gjeshë. Dije edhe mbaje mend se varri im është në Sllupcan, në Tanushë, në Kalanë e Tetvës. Këtu prehen eshtrat e mia. Të lutem mos ngurro, dhe thuaju të gjithëve që mos të ngurrojnë që të më ngrisin përmendore, sepse nuk dhashë jetën për përmendore e për strofa këngësh, por vetëm e vetëm që të fitoj kënaqësinë e Zotit që e falënderoj shumë që më gatoi aq mirë.
E di se tash duke i lexuar këto rreshta të pikojnë lotët, por më vie shumë e qartë se ato janë lotët e krenarisë, e jo lotët e dhimbjes për babanë e vdekur, për babanë i cili flijoi veten sikur shumë baballarë tjerë.
Bija ime!
Janë këto fjalët e mia të fundit, sepse pas kësaj nisem në një betejë në të cilën nuk ka mbrapa. Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme ndaj nënës, bëhu vajzë e diturisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë mashtruese të të kapë me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë shumë vajza të mbetura rrugëve të Italisë e Evropës. Nëse bija ime nuk përfundon kjo luftë e ti rritesh, do të kisha dashur që edhe ti të jesh në rradhët e ushtrisë së popullit, sepse vdekja nuk është asgjë për ata që i ofrohen vullnetarisht.
Ajo është fazë që kërkon haracin e saj, por që shpërblehet me një botë, me një jetë tjetër për të cilën po ta dinte mirë bota, do të ngarendnin të gjithë që ta marrin me shpatë.
Të lutem bija ime, përshëndeti të gjithë njerëzit që më kanë njohur, të gjithë miqtë. Përshëndete nënë tënde dhe ruaje si sytë e ballit, sepse shumë e respektova dhe më respektoi.
Mirë u pafshim në botën e amshuar, në botën ku nuk ka më brenga. Dhashtë Zoti që të jemi të gjithë bashkë, në njërin kopsht të Xhenetit.
P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrën cupës tonë deri sa të rritet e deri sa t'i mësojë shkronjat. Ju dua shumë.
|
Drejtësi gjinie, jo barazi gjinie
Nga: Khalid Baig
Muslimanët janë dëshmitar të së Vërtetës për njerëzimin. Është detyrë mbi ta të mbështesin atë që është e drejtë. Kjo është një përfundim logjik i besimit dhe dashurisë për njerëzimin.
Për nevojë të sigurimit të vetes, duhet që të tjerët të jenë të informuar rreth asaj që është e drejtë. Ne jetojmë në një botë ku mendimet dhe aktet tona influencojnë të tjerët; kur një grup njerëzish nuk thërrasin të tjerët në rrugën e drejtë, ata vetë bëhen target i shtytjes së vetes që të ndjekin rrugë të tjera.
Rezultatet e neglizhencës sonë kolektive në këtë çështje ndodhen gjithkund përrreth nesh. Fushata ndërkombëtare të bëra në emër të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, të cilat kanë fitura rëndësi kohët e fundit, është një shembull i kësaj.
Barazia është justifikim dhe parullë çorientuese (mashtruese). Por, çfarë aktualisht është kuptimi i barazisë? Në matematikë, dy variable mund të shkëmbehen duke mos ndikuar rezultatin në asnjë mënyrë. Në qoftë se burrat dhe gratë janë të barabartë në këtë kuptim, atëhere gruaja mund të bëjë çdo gjë që një burrë mund të bëj, dhe në të kundërtën. Ju mund të zëvëndësoni njërin për tjetrin çdokund. Kështu që gruaja mund të bëhet shofere kamioni, minator qymyrguri, roje burgu, apo çfarë të doni juve. Ngjashëm, burri mund të bëhet zotëri mami, duke zëvëndësuar nënën në kujdesjen e fëmijëve.
Kjo barazi matematikore mes burrave dhe grave është qartësisht absurde. Nevojitet vetëm të shohim diferencat biologjike dhe psiqike mes burrave dhe grave. Por, akoma, kjo është saktësisht rrugë që e ashtu quajtura fushata e barazisë gjinore ka parë verbërisht. Kjo ka për qëllim zëvëndësimin e relacioneve plotësuese mes burrave dhe grave me atë të kundërshtimit.
Civilizimet dhe shoqëritë që nëpër shekuj refuzuan të konsiderojnë gruan si qënje njerëzore, apo ti japin asaj të drejta, tani kanë shkuar nga një ekstrem në një tjetër. Islami kurrë nuk ka pasur të bëjë me kështu lloj marrëzirash. Atëherë kur gratë nuk kishin të drejta në botë, Islami deklaronte: Dhe gratë duhet të kenë të drejta të ngjajshme me të kundërtit e tyre, sipas asaj që është e drejtë. (El-Bekare, 2:228)
Ky urdhër i Islamit qëndron edhe sot dhe do vlej edhe për të ardhmen. Të drejta të ngjashme, jo të drejta të njëjta. Kualitet dhe jo kuantitet (barazi cilësore, jo sasiore). Së bashku burrat dhe gratë janë të barabartë në humanizmin dhe dinjitetin e tyre; në përgjegjësinë e tyre para Allahut; në përgjegjësinë e tyrë për kryerjen e punëve të përcaktuar dhe të gjykohen sipas plotësimit të tyre.
Megjithatë, detyrat e caktuara nuk janë të njëjta. Atyre u është dhënë aftësi të ndryshme nga Krijuesi i tyre; detyrat janë të bazuara në ato aftësi.
Ky ndryshim nuk është një gabim që nevojitet të rregullohet, është parim i vetëm për ndërtimin e një shoqërie të shendosh dhe të suksesshme. Islami liron gruan nga tirania moderne që e detyron atë të bëhet burrë që të ketë kuptim të vetëvlefshmërisë dhe arritjes.
Nëse Muslimanët e kanë bërë detyrën e tyre tani do të pyeteshin për të drejtat univerasale të gruas siç janë dhënë nga Islami, në përgjithësi të injoruara në perëndim. Të bazuar në kontributin tonë të zymtë, dhe në bisedën aktuale ky do të ishte një akt revolucionar dhe liberal. Deklarata e përgjithsme Islamit për të drejtat e grave do të përfshinte edhe pikat që vijojnë:
1. Krijuesi i ka dhënë burrave dhe grave dinjitet, por forcat e imoralitetit dhe të keqes e kanë sulmuar atë në shumë rrugë. Një nga sulmet shkatërruese është pornografia. Ajo është një ofendim i respektit dhe nderit të gruas. Ajo shkakton një atmosferë ku krime të tjera kundër tyre bëhen të mundura.
Në disa shtete pornografia është industri shumë-biliona dollarësh, dhe këto shtete janë duke eksportuar këtë ndyrësi edhe në pjesë të tjera të botës. Teknologjitë e reja, sidomos Intërneti është bërë medium për furnizim të kësaj ndyrësie duke i krijuar çdokund moralit një kanosje serioze. Pornografia duhet të refuzohet, dhe të gjitha tregjet respektive të shpallen të paligjshme siç është ndaluar droga si diçka e rrezikshme.
2. Prostitucioni duhet të pranohet si një akt i urryer i shfrytëzimit të gruas. Kushdo që nuk e pranon këtë, thirrja e tij për për respektimin e të drejtave të gruas nuk mund të merret me seriozitet.
3. Janë burrat, bijët, baballarët, bashkëshortët dhe vëllezërit që mbrojnë dhe furnizojnë nënat, bijat, bashkëshortet dhe motrat e tyre. Islami e liron gruan nga skllavërimi jashtë shtëpisë, kështu që ajo mund të udhëheq pjesën më të mirë të perandorisë. Të gjitha përpjekjet për të zhvatur këtë liri dhe sigurim ekonomik nga gratë, duke i forcuar ato jashtë vendit të paqes dhe dinjitetit shtëpiak, në tregun punëtor të vrazhdë dhe shpesh mizor, duhen të ndalohen.
4. Amvisëria është një detyrë shumë e nderuar dhe përgjegjësi serioze; është bazë për një shoqëri të shëndoshë. Shoqëritë që nuk tregojnë rrespekt për drejtimin e shtëpisë, humbasin drejtuesit e shtëpisë e cila të çon në shtëpi të shkatërruara dhe shoqëri të prishura. Nënçmimi i detyrës së drejtimit të shtëpisë është anti-familjare dhe anti-shoqërorë; kjo duhet të shqyrtohet dhe frenohet.
5. Është e drejta e gruas muslimane të vishet me modesti, të veshë hixhab dhe të refuzojë të zhvishet për ekspozim. Kjo e drejtë duhet të pranohet botërisht dhe çdo përpjekje që kufizon këtë të drejtë duhet gjithashtu të njihet si diskriminim religjioz dhe/apo persekutim.
6. Ndodhet vetëm një form legjitime e familjes, ajo e cila është krijuar nga një bashkim legjitim mes burrit dhe gruas, siç është lejuar nga të gjitha fetë e shpallura. Çdo form tjetër jo vetëm që është jomorale, por gjithashtu i shkakton kërcënim serioz njerëzimit.
7. Familjet duhen të mbrohen nga ndërhyrje të jashtme, sidomos ndërhyrje nga instuticione shtetërore apo joshtetërore. Kjo gjithashtu përfshin ndërhyrjen me pretekst të të dhënurit të ndihmës. Për zgjidhjen e grindjeve të familjes, Islami sygjeron proçedorë tre fazash:
Të zgjidhet konflikti me të shtëpisë (brenda shtëpisë).
Të zgjidhet brenda familjes duke futur të moshuarit nga familja e burrit dhe të gruas.
Si shpëtim i fundit, të zgjidhet në gjygjet ligjore.
Në këtë trajtim ndodhet një urtësi e madhe. Hazreti Omari (r.a) në një direktivë dhënë Kadisë (gjykatësit) thotë: Drejtoni grindjet familjare tek familjet (kështu që ata mund ti zgjidhin ato brenda tyre me ndihmën e të vjetërve), sepse vendimet e gjykatësit krijojnë urrejtje dhe ligësi.
Injorimi i një skeme të tillë mund të lëndojë vetëm familjet që ky plan i ri pretendon ti ndihmojë.
Islami nuk thërret verbërisht në barazinë gjinore; gratë e këqija nuk mund të jenë të barabarta me gratë e mira, dhe as burrat e këqij të jenë superior ndaj grave të mira.
Perktheu nga anglishtja Ilda Sadriu
|
|
|
|
Dielli përcëllonte me rrezet e tij, ndërsa plaku mjekërbardhë nisej për faljen e namazit të drekës.Rrudhat e tij në ballë tregonin vuajtjet e tij në jetë, duke filluar që nga fëmijëria e tij e deri në ditët e sotme. Por, për çudi, në sytë e tij vërehej krenaria dhe brendia e shpirtit të lumtur, e nganjëherë ajo lumturi manifestohej me buzëqeshje e cila rrënjët I kishte në besimin e tij në Allahun, besim I kultivuar me një ndjenjë të veçantë.
Derisa po kalonte skajin e rrugës, rastisi në një çun me një çantë në dorë I cili duke vrapuar goditi plakun dhe u rrëzua përtokë. Plaku I habitur nga ky takim I papritur me një njeri me të cilin e dallonin 70 vite, filloi ta ngrisë fëmijën e rrëzuar I cili filloi të qajë nga dhembjet e shkaktuara. Duke ia shkundur pluhurin nga rrobet e tij të mira, duke e vendosur gishtin afër buzëve për të heshtur, preku syrin dhe lëvizin dorën djathtas e majtas për të ndërprerë qarjen. Beshiri I vogël menjëherë e kuptoi se plaku me të cilin u ndesh është shurdhmemec. Filloi ta shikojë me sy të mbushur me lot, derisa plaku ia prekte mjekrën e tij të butë dhe duke e puthur në faqe, duke ia bërë me shenjë se a dëshiron të shkojë diku me të.
Beshiri me një lëvizje të kokës ia bëri me shenjë se u pajtua me propozimin e tij. U nisën dhe mbërritën te dera e oborrit të xhamisë. Aty Beshiri e kuptoi se plaku e kishte ftuar që të shkojnë në xhami. Mirëpo, çfar të bëjë Beshiri I vogël në xhami, kur nuk kishte mësuar se si të falej dhe po I thotë plakut se nuk di të falet. Plaku I urtë I tha se do ta mësojë të falet. Morrën abdest dhe hynë në xhami.Ezani ushtoi duke lajmëruar kohën e namazit të drekës, ndërsa Beshiri shikonte ne lartësitë e xhamisë përbrenda duke u habitur dhe duke menduar se sa është kjo xhami e lartë.
Plaku filloi ta mësojë Beshirin vetëm me lëvizjet e namazit e pasi që ishte shurdhmemec, nuk kishte mundësi tia mësojë edhe duatë përcjellëse të namazit.
Pas faljes së namazit, plaku dhe Beshiri u nisën për në shtëpi, mirëpo ende pa mbërri në destinacion, plaku hyri në një dyqan dhe I bleu atij disa bombone dhe ia futi në çantë, sërish duke ia bërë me sy dhe me gisht si shenjë që të heshtë.
Kjo pamje vazhdoi edhe ditëve tjera sa që Beshirit iu bë shprehi shkuarja me plakun për të falë namazin, mirëpo kësaj here në shtëpi të plakut e cila nuk ishte edhe aq larg shtëpisë së Beshirit. Beshiri edhe kur luante me shokët futboll, lojë kjo shumë e dashur për të, kur shihte plakun që po kalonte andej pari, linte lojën dhe vraponte pas tij, sepse ishte koha e namazit..
Kaluan shumë vjet dhe Beshiri pas kryerjes së shkollës fillore, udhëtoi për në Xhidde, qytet bregdetar në Arabinë Saudite, për të vazhduar shkollimin e mesëm dhe atë universitar.
Beshiri që atje filloi të mësojë se si falet namazi me duatë përcjellëse, kuptoi esencën e namazit, mësoi leximin e Kuranit, sepse të gjitha këto ishin shumë problem të mësohen në një vend sikur Tunisi për shkak të qëndrimit të shtetit me laicizëm ndaj Islamit. Shkurt Beshiri dhe bashkëkombasit e tij ndjeheshin të huaj sa I përket islamit në atdheun e tyre.
Pas disa viteve qëndrim në Arabinë Saudite, Beshiri u kthye në shtëpi, por kësaj here jo si një Beshir I vogël, por I rritur me shtat të lartë, me një fytyrë të rrumbullakët, me sy të kthjellët dhe me një buzëqeshje të madhe.Mirëpo, ende pa shkuar për të vizituar familjen e tij, së pari shkoi të vizitojë plakun e fëmijërisë së tij, I cili kishte mbjellur te ai dashurinë e Islamit, namazit edhe pse me gjuhën e gjesteve.
Takoi plakun I cili kishte qenë në shtëpi përbrenda. Shtëpia ishte shumë e vogël, me një korridor të vogël dhe me dy dhoma të vogla. Plaku u gëzua shumë për ardhjen e Beshirit, saqë I pikuan lotët nëpër faqe. Ndejti pak me të dhe u nis për te familja e tij.
Pas një kohë kuptoi se plaku ishte sëmurë dhe Beshiri shkoi për ta vizituar atë. Kur hyri brenda, pa se plaku ishte shtrirë në shtrat dhe po flinte. Por për çudi, në momentin kur hyri Beshiri në dhomë, ai hapi sytë dhe ktheu kokën kah ai. Beshiri iu afrua plakut dhe u ul afër tij.Kapi dorën e tij dhe e puthi në shenjë dhimbjeje për të që është I sëmurë, ndërsa plaku shtrëngoi dorën e Beshirit. Beshiri me shenja të dorës po e pyet se si është me shëndet dhe se do të bëjë më mirë, ndërsa plaku duke ngritur mesin e buzëve dhe duke ulur skajet e tyre, ia bëri me shenjë Beshirit se për të ka ardhur fundi. Por plaku I tha se që një javë nuk ka bërë namaz, ndërsa Beshiri I çuditur e pyeti se pse. Ai I tha se pa abdest si të falet.Beshiri u mendua pak dhe doli përjashta ku në një qoshe gjeti një gur deri diku të madh, ia afroi dhe I tregoi se si merret tejemmumi. Plaku mori tejemmum ndërsa Beshiri tash po e meson se si të falet kur është I shtrirë. Kështu, derisa plaku po falte namazin, pasi mbaroi, filloi të ndjehet edhe më keq, kështu që ndjente se fundin e ka shumë afër. Plaku shikonte Beshirin mu në sy, duke I treguar atij se fundi është, ndërsa Beshirit filluan tI pikojnë lotët nga dhembja. Ashtu në atë moment, Beshiri me gjeste po I thotë plakut se: Kur isha unë fëmijë, ti ma mësove namazin ndërsa unë po ta mësoj në pleqëri. Plaku me dhembje të mëdha, buzëqeshi dhe I tha Beshirit (me gjeste): Unë ta mësova namazin në fillim të jetës, ndërsa ti po ma mëson namazin në fund të jetës , dhe menjëherë pas kësaj, drejtoi sytë kah tavani I shtëpisë dhe dha shpirt.
Njerëzit e mëdhenj njëherë vdesin por gjithmonë jetojnë. Plaku të cilit as unë nuk arrita tia mësoj emrin, ishte mësuesi dhe thirrësi më I mirë në islam. Dinte të dojë dhe ta dojnë. Unë isha ai që e kam dashur më së shumti, sepse iu gjeta në momentin e vdekjes, tha Beshiri me lotë në sy duke na treguar neve ngjarjen e tij të vërtetë në jetë. Edhe unë isha ai njëri prej shumë vetëve që e dëgjuam këtë të ngjarë të cilit as pa e njohur plakun e Beshirit, mu mbushën sytë me lot.
Muzdelifeja ishte vendi I bekuar sepse takuam njerëz të bekuar me jetë interesante të bekuar, siç ishte jeta e Beshirit.
Ndërsa sa për të ngjarat tjera, tjetër herë..
Agim Avdiu
|
|