ISLAMI E NDEROI FEMREN

Falënderimi i takon Allahut, xhele shanuhu dhe paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

   Motër e nderuar! A ia ke parashtruar ndonjëherë vetes pyetjen se: Kush e bëri femrën të çmuar dhe kush e ngriti personalitetin e saj?

Pra, përgjigja është se feja islame është ajo që e bëri femrën me vlerë dhe e ngriti pozitën e saj, i dha asaj të drejta si njeri. Siç e dimë, para Islamit femra ishte si një rrobë e thjeshtë në çdo shtëpi, gjithashtu ishte nënçmim i madh për prindërit të cilëve u lindte fëmija vajzë, saqë i varrosnin të gjalla.

  Por, me ardhjen e kësaj feje të dëlirë dhe të drejtë, femra u vlerësua dhe u nderua, siç e meriton çdo njeri nderin e tij.

   Më vjen keq kur edhe në ditët e sotme disa prej njerëzve (kundërshtarët e Islamit), gjithashtu kafirat (jobesimtarët) kanë pasqyrë të keqe ndaj Islamit dhe muslimanëve, e posaçërisht kur bëhet fjalë për të drejtat e femrës, duke menduar se muslimanët janë

“fanatikë”, “i mbyllin gratë e tyre në shtëpi”, “nuk sillen mirë me to”, etj…

  Por, shkaku se përse ata mendojnë kështu është se akoma nuk dinë të bëjnë dallim mes fanatizmit dhe xhelozisë. Andaj, në pika të shkurtra dëshiroj të cek dallimin mes tyre:

Fanatizmi: është shenjë e injorancës (paditurisë) dhe rrjedhojë e urrejtjes që njeriu ka në zemrën e tij.

Xhelozia: është shenjë e burrërisë dhe rrjedhojë e dashurisë.

Andaj nuk mund të themi se çdo njeri i cili e zotëron njërën nga këto dy cilësi, i ka që të dyja ato. Kjo nuk është e vërtetë, sepse dallimi mes të dyjave është shumë i madh.

   Ne si muslimanë e kemi detyrim që ta njohim fenë tonë sa më shumë, e sa më mirë, duhet t’i parashtrojmë vetes edhe këtë pyetje se: Përse kafirat paskan pikërisht këto lloj mendimesh për ne myslimanët? A thua është e vërtetë një gjë e tillë?!

Për ta gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet shfletuar historia e Islamit, e posaçërisht biografia e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, për të parë se ç’qëndrim mbajti Islami mbi femrën dhe si u soll Dërguari i Allahut me gratë e tij; në historinë e të cilit nuk mbahet mend që ai të ketë qenë ndonjëherë agresiv apo fanatik ndaj grave të tij, por përkundrazi, ai ishte njeri i mirë dhe i butë, e gjithashtu na porositi që t’ia shtojmë vetes butësinë duke thënë në një hadith sahih: “Më i miri prej jush, është ai i cili është i miri me familjen e tij dhe unë jam më i miri prej jush, sepse jam më i miri me familjen time.” Gjithashtu në një hadith tjetër sahih i ka përmendur gratë duke thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili është më i miri ndaj grave të tij.”

   Pasi kuptuam se Islami e ka ngritur dhe e ka çmuar femrën, atëherë çfarë duhet të bëjmë që të mos jemi përbuzës të kësaj të mire? Allahu, xhele shanuhu, thotë në Kuran: “Nëse më falënderoni Mua, do t’ua shtoj të mirat…”, do të thotë se ne duhet të jemi falënderuese ndaj vlerës që Allahu na e ka dhënë ne fermave duke marrë parasysh disa çështje, siç vijojnë:

  1. Të besosh Allahun duke mos i bërë shok Atij dhe të kesh frikë vetëm nga Ai dhe askush tjetër përveç Tij.
  2. Të praktikosh rregullat e kësaj feje duke mos dyshuar në to.
  3. Të ruash veten dhe nderin tënd, gjë e cila është shumë e rëndësishme në jetën e një muslimaneje; i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, thotë: “Më garantoni për veten tuaj gjashtë gjëra, e unë do t’ju garantoj Xhenetin: kur të flisni - të thoni të vërtetën, kur të premtoni - ta realizoni atë, kur t’ju besohet amaneti - ta çoni në vend atë, ruani gjymtyrët e turpshme (organet), ulni shikimet tuaja nga të ndaluarat (harami) dhe përmbajuni (nga shqetësimi i të tjerëve) me duart tuaja.” (hadith sahih)
  4. Te jesh shembull për të tjerët dhe ta pasqyrosh Islamin e vërtetë, qoftë në shtëpi, qoftë në rrugë, p.sh.: të sillesh mirë me njerëzit dhe t’i duash vetëm për hir të Allahut. I Dërguari i Allahut thotë në një hadith: “Njeriu më i dashur tek Allahu është njeriu me sjellje të mirë.” (hadith sahih)

Të jesh shembull edhe me fizionominë, apo pamjen tënde të jashtme, siç është p.sh. mbulesa jote, e cila të mbron nga shumë gjëra të këqija dhe vetë kjo gjë është simbol i ndershmërisë së një femre, është simbol i fesë më të pastër  në botë. Megjithatë është vepër e cila të bën më të dashur tek Allahu, xhele shanuhu, sepse është një kusht me të cilin Vetë Allahu na urdhëroi të mbulohemi, siç është cekur në Kuran: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës)…” (En-Nur, 31). Gjithashtu i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, urdhëron që të mbulohemi duke thënë në një hadith: “Kur Esma, bija e Ebu Bekrit, radijallahu anhu, hyri te Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, me rroba të holla, ai iu drejtua duke i thënë: “O Esma! Vajzës, e cila ka arritur moshën e pjekurisë (bylykun), nuk duhet t’i duken pjesët e trupit përveç kësaj dhe kësaj, duke bërë me shenjë duart dhe fytyrën.” (hadith sahih)

  1. Kjo mbulesë të jetë shenjë ndershmërie e plotësuar tek ty, p.sh: të mos jetë e ngushtë, e shkurtër, e tejdukshme, e zbukuruar, e parfumuar etj…
  2. Kjo vepër të jetë ndërmjetësim për ty në Ditën e Gjykimit për të hyrë në Xhenet dhe jo argument kundër teje.
  3. Të mos i përgojosh njerëzit dhe të mos shpifësh gjëra të pavërteta.
  4. Të sillesh mirë me prindërit dhe me bashkëshortin duke mos i ofenduar, të edukosh familjen dhe fëmijët në rrugë të drejtë nëse do që të jesh më e mira, siç thotë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem: “Më i miri prej jush është ai i cili është i pajisur me karakterin më të lartë.” (hadith sahih)
  5. Të jesh e informuar me gjendjen e muslimanëve kudo që ndodhen e posaçërisht me: familjen, fqinjin dhe farefisin, e nëse ata kanë nevojë për ndonjë ndihmë, ofrohu atyre sipas mundësive.
  6. Të urdhërosh për të mirë dhe të ndalosh të keqen.

Pra, motër e nderuar! Këto ishin disa këshilla për ty që të jesh më e mirë para Allahut dhe më afër Tij.

  

Dhe në fund, falënderimi i takon Allahut, xhele shanuhu dhe paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

  

                                                                                                Merita M-Sherifi


 Femra Nen Hijen e islamit

 

Kur tregu i saj gumëzhin, ndërsa të vërtetat janë fshehur në mesin e pirgut të mendimeve dhe drejtimeve të ndryshme, janë shtuar në të shprehjet tingëlluese e që në shikimin e jashtëm duken si të mëshirshme por që brendësia e tyre është e ndyrë, shkatërruese dhe falimentuese.

Është mashtruar me këto shprehje kush është mashtruar dhe është shkatërruar nga pasimi i tyre kush është shkatërruar. Për këtë shkak është bërë obligim i pasuesve të së vërtetës që t’i këshillojnë njerëzit të ruhen prej tyre, si dhe të zbulojnë devijimin dhe mashtrimin e tyre, me qëllim që
mos të mashtrohet me to i hutuari apo të shkojë pas tyre injoranti.

E nga shprehjet zhurmuese, ulëritëse dhe vajtuese të cilat kanë mbushur botën dhe me të cilat janë sprovuar shumë nga njerëzit, e veçanërisht “gratë”, është shprehja “Liria e Gruas”, apo “Mbrotja e të drejtave të gruas”

Thirrësit e këtyre parrullave pretendojnë se gruaja nën hijen e Islamit është robëreshë në pranga nga të cilat duhet të lirohet, në mënyrë që të bëhet objekt reflektues në shoqëri, që ka mundësi të lërë gjurmë dhe të ndikojë në të gjitha sferat dhe organizatat. Daljen e gruas nga shtëpia e saj, dhe përfshirja e saj së bashku me meshkujt në vendin e punës.
2.
Veçimi dhe përzirja me burra pa ndonjë kufizim.
3. H
eqje të mbulesës krejtësisht.
4.
Të ecurit në hapat e gruas perëndimore.
5.
Asgjësimi i moralit të turpit dhe thyerja e pengesave mes dy gjinive.

Këta janë munduar që ta godasin gruan në fenë e saj, në besimin e saj dhe në parimet e saj. Për këtë ata janë bashkuar për thirrjen në:
1.

Thirrje në shkollim të përzirë

Barazi të plotë mes gruas dhe burrit. Në fakt, me këtë kuptim të lirisë që shohin ata, nuk deshirojnë tjetër pos të kënaqen me gruan si dëshirojnë ata, dhe kjo duke qenë gruaja sa më pranë tyre; në zyrat e tyre, në fabrikat e tyre, në punishtet e tyre, në diskotekat e tyre, në rrugët e tyre, në çdo vend dëshirojnë ata. Për këtë ata marrin shembull gruan perëndimore e cila posedon të gjitha të drejtat –sipas mendimit të tyre-, në vendet e perëndimit, e cila u bë e lire në çdo pore të jetës e edhe në trupin e saj e pranon kë dëshiron dhe e ndalon kë dëshiron, e kjo është kulmi i lirisë tek ata!

Ah çfarë jete të lumtur jeton gruaja perëndimore nën hijen e këtij qytetërimi të devijuar e mashtrues!

A kjo është ajo që dëshirojnë thirrësit e lirisë –prishjes- së gruas në vendet tona?

 

Femra ka qenë e përbuzur, e shtypur dhe e nënçmuar në çdo anë të tokës. Edhe në vendet arabe para Islamit femra ka qenë nga gjërat e pavlera që nuk kishte të drejta, ndërsa kishte obligime të shumta. Ajo ishte robëreshë e burrit të saj dhe e fëmijve të burrit pas vdekjes së burrit. Burri kishte të drejtë t’i ndërpriste marrëdhëniet
me të, ta linte të varur (pa e divorcuar dhe pa iu afruar për marrëdhënie intime) dhe e bënte të burgosur të shtëpisë si çdo orendi tjetër e saj.


Femra ka vazhduar në këtë gjendje deri me lulëzimin e Islamit, me ardhjen e dritës dhe udhëzimit, drejtësisë dhe paanësisë. Zbriti Kurani mbi Muhamedin alejhi selam dhe e largoi padrejtësinë ndaj femrës, barazoi mes saj dhe burrit në shumë gjera dhe bëri dallim mes tyre në gjëra tjera. E nxorri femrën nga burgu i traditave dhe ligjeve tokësore në gjerësinë e parimeve Islame, si dhe nguliti bazat e përgjithshme të cilat e çrrënjosën skllavërimin e burrit mbi gruan, për t’i bërë ata dy anëtarë të së njëjtës organizatë, ku çdonjëri prej tyre plotëson shokun e tij, në një strukturë dashurie, harmonie dhe mëshire.


Me të vërtet femra në Islam ka zërin e saj që i dëgjohet, prezencë të qartë, të drejta legjitime të cilat i sigurojnë asaj nderin, pavarësinë dhe lirinë e saj në rrethoren e bazave legjitime Islame dhe moraleve të larta Islame.

Perktheu: Armend Zeqiri

Er-Rabia bintu muaudhi

 

Babi i saj quhet Muauedh bin Afra dhe ka marrë pjesë në betejën e Bedrit. Bashkës
horti i saj është Ijas bin El Bekir El Lejthi, ndër muhaxhirët e shquar.

I Dërguari i Allahut ka qenë i pranishëm në dasmën e saj. Rabia tregon për martesën e saj: “Hyri në dhomën time i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ditën e martesës sime dhe u ul në shtratin tim. Ne kishim dy robëresha, të cilat i binin defit dhe vajtonin baballarët që ishin vrarë në luftën e Bedrit. I Dërguari u tha: “Çfarë po thoni?” Thanë: “Është një i Dërguar që e di se çfarë do të ndodhë nesër.” I Dërguari u tha: “Mos e thoni këtë.”

 

Transmetohet se Muhamed bin Amar bin Jasiri ka thënë: “I thashë Rabia bint Muauedhit: “Ma përshkruaj të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.” Ajo tha: “Kur e sheh, është sikur po sheh Diellin kur lind.”

 

Rabia thotë: “Luftonim me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. U jepnim për të pirë njerëzve, u shërbenim dhe transportonim të vrarët dhe të plagosurit për në Medinë.”

Rabia është njëra prej atyre që kanë bërë betimin e Ridvanit nën lis, duke i dhënë besën të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.

 

Një numër sahabësh shkonin te Rabia dhe e pyesnin rreth rregullave të fesë. Ajo ka transmetuar atë që gjendet në dy Sahihat (e Buhariut dhe të Muslimit), ku thuhet: “I Dërguari i Allahut ka dërguar lajmëtarë në ditën e Ashures te fshatrat e ensarëve për t’u thënë: “Kush është gdhirë dhe ka ngrënë, le të agjërojë pjesën tjetër të ditës dhe kush është gdhirë agjërueshëm, le ta vazhdojë agjërimin.”

Rabia tregon: “Agjëronim dhe bashkë me ne agjëronin edhe fëmijët tanë. U bënim atyre nga një lodër prej leshi dhe nëse ndonjëri prej tyre qante për ushqim, ia jepnim atë derisa të vinte koha e iftarit.”

 

Rabia bintu Muauedhi ka vdekur në kohën e kalifatit të Abdul Melik bin Mervanit, në vitin shtatëdhjetë e diçka.

Perktheu: Armend Zeqiri

Dasmat Islame

 

Fatimja, radija-Allahu anha, ishte bija më e re e Profetit tonë të dashur (salallahu alejhi ue selam). Prej të gjithë fëmijëve, ajo ishte më e dashura për të. Ai ka thënë: “Mbretëresha e grave në Xhenet është Fatimja.” Ai gjithashtu ka thënë: “Fatimja është pjesë e trupit tim. Kushdo që e ofendon atë, më ka ofenduar mua.”Kur Fatimja, radija-Allahu anha, arriti moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, propozimet për martesën e saj filluan të vinin nga familje të ngritura dhe të njohura. Por, Profeti (salallahu alejhi ue selam) qëndronte pa u përgjigjur.2. Vonimi i panevojshëm i Nikahut i të dyve: djalit dhe vajzës pasi ta kenë arritur moshën e martesës është e gabuar.

Aliu, radija-Allahu anhu, i cili në atë kohë ishte 21 vjeçar, ka thënë: Po më vjen në mend se unë duhet të shkoj ta bëj një propozim formal, por atëherë po mendoj: “Si mund të kryhet kjo kur unë nuk posedoj asgjë.” Më në fund, i nxitur nga mirësia e Profetit, shkova te ai dhe ia shpreha synimin tim për ta martuar Fatimen, radija-Allahu anha. Profeti, salallahu alejhi ue selam, ishte tepër i kënaqur dhe pyeti: “Ali! A ke diçka t’i japësh asaj si Mehër?” Iu përgjigja: ‘Përveç një kali dhe një parzmoreje nuk kam asgjë.’
Profeti, salallahu alejhi ue selam, tha: “Ushtari duhet, natyrisht, ta ketë kalin e tij. Shko dhe shite parzmoren tënde.”
Kështu, Aliu shkoi dhe ia shiti parzmoren e tij Uthmanit, radija-Allahu anhu, për 480 dërhemë dhe ia dorëzoi ato Resulullahut, salallahu alejhi ue selam. Bilalli, radija-Allahu anhu, ishte i urdhëruar nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, të sjell parfum dhe disa gjëra të tjera dhe Enesi, radija-Allahu anhu, ishte dërguar t’i thërrasë: Ebu Bekrin, Uthmanin, Talhan, Zubejrin dhe disa prej ensarëve, radija-Allahu anhum.

Kur erdhën këta njerëz dhe u ulën, Profeti, salallahu alejhi ue selam, recitoi Khutbah (fjalimin) e Nikahut dhe ia dha Fatimen, radija-Allahu anha, Aliut, radija-Allahu anhu, për martesë. Ai njoftoi: “Ju kam të gjithë juve dëshmitarë se ia kam dhënë bijën time Fatimen për martesë Aliut për 400 mithkalë të argjendit dhe Aliu ka pranuar.” Ai pastaj ngriti kokën e tij dhe bëri dua duke thënë: “O Allah, krijo dashuri dhe harmoni në mes këtyre dyve. I beko ata dhe u jep atyre fëmijë të mirë.” Pas Nikahut, u shpërndanë hurmat.

Kur erdhi koha që Fatimja, radija-Allahu anha, të shkojë te shtëpia e Aliut, radija-Allahu anhu, ajo ishte dërguar pa ndonjë zhurmë, britmë e vaj e përcjellur nga Umu Ajmanja, radija-Allahu anha. Pas namazit të jacisë, Profeti, salallahu alejhi ue selam, shkoi te shtëpia e tyre, mori leje dhe hyri. Ai kërkoi një legen me ujë, i vuri duart e tij të bekuara në të dhe i spërkati me ujë të dytë: Aliun, radija-Allahu anhu dhe Fatimen, radija-Allahu anha dhe bëri dua për ta.

Profeti, salallahu alejhi ue selam, i dha bijës së tij të dashur një byzylyk të argjendit, dy shtresa të Jemenit, katër dyshekë, një batanije, një jastëk, një filxhan, një mulli dore për bluarje, një shtrat pa dyshek, një lëkurë të vogël të ujit dhe një shtambë të lëkurës.

Në këtë mënyrë të thjeshtë, u solemnizua dasma e bijës së udhëheqësit të botës. Në rregullat vijuese të Sunetit, dasma bëhet shumë e thjeshtë dhe e lehtë për ta kryer.

Disa rregulla të nxjerra nga martesa e lartpërmendur

1. Shumë zakone që i përkasin fejesës janë në kundërshtim me Sunetin. Në fakt, shumë janë kundër Sheriatit dhe konsiderohen mëkate. Propozimi gojor dhe përgjigjja janë të mjaftueshme.

 

3. Nuk ka asgjë të keqe ta ftojmë dikë të afërt për shoqërim me rastin e Nikahut. Megjithatë, s’duhet të mundohet njeriu për mbledhjen e njerëzve nga vendet e largëta.

4. Është e përshtatshme që dhëndrri të jetë disa vite më i vjetër se nusja.

5. Nëse babai i vajzës është ndonjë dijetar ose i devotshëm dhe i aftë për ta bërë Nikahun, atëherë ai duhet vet ta solemnizojë martesën.

6. Është më mirë të ipet Mehri si i Fatimes dhe njeriu duhet të përpiqet ta bëjë këtë. Por nëse dikush nuk ka mjete atëherë nuk ka gjë të keqe nëse ipet më pak.

7. Është plotësisht joislame për atë që nuk posedon mjete, t’i sjellim borxhe me qëllim  që të kemi martesë madhështore.

8. Është ide e gabuar të mendohet se respekti i tjetrit mund të humbet nëse njëri nuk mund të bëjë martesë ekstravagante dhe të thërrasë shumë njerëz. Cili është respekti ynë në krahasim me atë të Resulullahut (salallahu alejhi ue selam)?

9. Në ditët e sotme praktikohet përzierja e burrave me gra që është mëkat dhe plotësisht në kundërshtim me Sheriatin.

10. Në Islam nuk ka asgjë të ngjashme me ndejat e fejesës të ashtuquajtura ‘party’.

11. Kujdes të madh duhet t’i kushtohet namazit në rastet e martesave prej të gjithëve: nuses, dhëndrrit dhe të gjithë pjesëmarrësve.

12. Është joislame të paraqitet nusja në skenë.

13. Harxhimet e panevojshme që i sjellin familja e nuses në mbajtjen e ahengut nuk kanë bazë në Sheriat.

14. Takimi i çiftit të fejuar në vend publik ku djali mban dorën e vajzës dhe i vë unazën në gishtin e saj është joislame.

15. Është joislame për çiftin e fejuar (pa nikah) ta takojnë njëri-tjetrin dhe të dalin së bashku.

16. Tri gjëra duhet të lindin në mendje kur t’i jipen vajzës dhuratat në kohën e Nikahut:
- Dhuratat duhet t’i jipen brenda mundësive (nuk është e lejuar të mirret hua, kredi për dhurata të tilla);
- Të ipen sende me vlerë;
- Shfaqja nuk duhet të bëhet çfarëdoqoftë që të mirret.

17. Është Sunet për familjen e dhëndrrit të bëhet Walimeh.
Shënim: Në Walimeh, njerëzit duhet ushqyer lehtë dhe s’duhet bërë harxhime ektravagande dhe të vie deri te borxhi.

18. Të vonohet Nikahu pas fejesës është joislame.

Disa zakone

Në metodën e imituar të Perëndimit muslimanët kanë pranuar shumë zakone të cilat janë joislame dhe janë treguar të pakënaqur me to.
Ja disa shembuj:
- Paraqitja e nuses në skenë;
- Thirrja e mysafirëve për dasmë nga vendet e largëta;
- Pranimi i mysafirëve në ndërtesë publike;
- Njerëzit e nuses bëjnë shpenzime të panevojshme duke bërë aheng i cili nuk ka bazë në Sheriat. Duhet kujtuar se Walimeh është gosti e bërë nga dhëndrri pas martesës.

Është në kundërshtim me Synetin (dhe praktikë e disa fiseve jomuslimane në Indi) të dëshirohet, shpresohet për kërkimin e dhuratave për dhëndrrin prej njerëzve të nuses. Ne duhet ta kujtojmë gjithmonë se i Dërguari ynë (salallahu alejhi ue selam) nuk i dha Aliut, radija-Allahu anhu, diçka përveç duasë.

Përktheu: Armend Zeqiri


Islami E Trajton femren njeri

Muslimanja
December 25th, 2007

Një nga mirësitë e shumta të Islamit është se ai e nderon femrën e trajton atë si njeri, pranon aftësitë e saj për të marrë mbi vete përgjegjësi dhe ia njeh të drejtën e shpërblimit. Islami i sheh si mashkullin edhe femrën me të drejtat dhe detyrat e veta, pasi secili nga ta janë degë të një trungu, që e kanë zanafillën nga një baba, Ademi dhe nga një nënë Hava.Kështu, si femra edhe mashkulli janë të barabartë në origjinë, të barabartë në karakteristikat e përgjithshme njerëzore, të barabartë në obligime dhe përgjegjësi, të barabartë në shpërblim dhe përfundim. Për këtë, Kur’ani thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju”. (En-Nisa: 1) 

Për barazinë mes burrit dhe gruas në obligime e adhurime, Kur’ani thotë: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (El-Ahzab:35)

E për obligimet fetare e shoqërore themelore Kur’ani në shenjën e barazimit mes dy gjinive thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu…” (Et-Tevbe:71)

Në historinë e Ademit, shohim që obligimi hyjnor i drejtohet si Ademit ashtu edhe Havës, njëkohësisht: “E ne i thamë: O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj)”. (El-Bekare:35)

Por e keqja e kësaj historie është se nxitja në të keqe i adresohet djallit e jo Havasë, sikundër thuhet në Teurat (Tora). Por Kur’ani e cilëson ndryshe: “Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në të…” (El-Bekare:36)
Kështu, nuk ishte Havaja që e hëngri pemën e vetme, e as nuk ishte ajo që filloi e para, por gabimi ishte i të dyve bashkë, ashtu siç ishte edhe pendimi e keqardhja për atë që bënë: “Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërrurve!” (El-A’raf: 23)
E sido që të jetë puna, gabimi i tyre bie vetëm mbi ta sepse askush nuk mban barrën e tjetrit: “Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata”. (El-Bekare:134)
Mbi barazinë mes mashkullit dhe femrës në shpërblim All-llahu thotë: “Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): “Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri…” (Ali Imran: 195)
Ndërsa mbi të drejtat financiare të femrës, Islami rrëzoi atë që praktikonin shumë popuj më parë të cilët e kishin zhveshur femrën nga e drejta e trashëgimisë dhe e zotërimit të pasurisë së saj.

Ashtu siç i dha të drejtën e arsimimit mashkullit, Islami i dha këtë të drejtë edhe femrës. Pejgamberi (sa-l All-llahu alejhi ve selem)ka thënë: “Kërkimi I diturisë është obligim për çdo musliman”.            
Po kështu, femra ka të drejtën e faljes kolektive në xhami, sepse asaj i detyrohen punët si edhe mashkullit si: namazi, agjërimi, zekati, haxhxhi, etj. Ajo është e obliguar edhe në punët shoqërore si edhe burri: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja…” (Et-Tevbe:71)

Marrë nga libri: “Mesazhi ynë në epokën e globalizmit” i Dr. Jusuf Kardavi

 

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free