O Zot, të lusim Ty për mirësi  të plotë, të na ruash gjithherë nga mëkatet, për mëshirë gjithpërfshirëse, shëndet, të mira dhe njerëzi.

O Zot, qëndro me ne, e mos jij kundër nesh. Përfundoi jetërat tona të gëzueshëm, plotësona dëshirat tona të pastra, na jep shëndet kur të shkojmë dhe kur të kthehemi, kur të gdhijmë dhe kur të errësohet, na udhëzo drejt Rahmetit tënd, derdhe faljen Tënde mbi mëkatet tona, na mundëso të përmirësohemi, që devotshmëria të na jetë furnizimi I vetëm, që të mundohemi dhe ta zhvillojmë fenë, dhe në Ty të mbështetemi.   

O Zot, forcona në rrugën e vërtetë dhe në punë të mira, na largo prej punëve për të cilat do të pendohemi Ditën e Gjykimit nëse i bëjmë, na furnizo me furnizimin e të zgjedhurve të Tu, largoje prej nesh të keqen e armiqve të Tu, na ruaj neve prej zjarrit, baballarët tanë, nënat, vëllezërit dhe motrat. Na e mundëso këtë, pash Mëshirën tëndë, o Ti i cili je më i mëshirshmi, i cili falë, i cili je Mëshirues. Ti gjithçka din dhe je i fortë, i pari dhe i fundit, je i fuqishëm dhe i mëshirshëm ndaj të varfërve.Nuk ka tjetër përveç teje. Vetëm ty të adhurojmë. shpëtimi qoftë mbi Muhammedin a.s., familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij.

Amin

 

                   Hamid El Gazali

LUTJA E NAIMIT 
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë
Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.
Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.

 

Fundi i poemës "Bagëti e Bujqësia", botuar në Bukuresht më 1886. Në fund të poemthit
shënohet data: "Më 5 të majit 1886". Firmon: "Bërësi: N.H.F." 

 

                       

                           LUTJE ME RASTIN E MARTESËS    

 

                NË EMËR TË ZOTIT, MËSHIRUESIT, MËSHIRËBËRËSIT

 

 

            Faliminderës o Zot i Madhërueshëm, që vendose të na bashkosh, të krijosh në mes nesh dashuri të sinqertë, rrespekt, besnikri dhe harmoni shpirtërore.

            Faliminderës o Mëshirues, që na mëshirove duke krijuar tek ne bindjen e fortë  se fejesa dhe tani martesa jonë që po e bëjmë  është bërë dhe po bëhet me caktimin dhe dëshirën Tënde, për të na bërë neve të lumtur duke bërë  një jetë të pastërt morale, nderëshmëri dhe besënikëri, ashtu siç Ju e keni paraparë për njerëzit besimtarë.(fetarë)

            Të lusim o Mëshirues, që të na japish shëndet të plotë, fëmijë të shëndoshë e të zgjuar, që do ta ndjekin rrugën Tënde të drejtë e jo të djallit të mallkuar, i cili çdo gjë të mirë njerëzore don ta shkatrrojë.

            Ruana o Fuqiplotë nga shpirtëkëqinjët, ziliqarët dhe prej  ayre që bëjnë magji!

            Të lusim o Sundues i Tokës dhe i Gjithësisë të na mbroshë nga ndikimi i djallit të mallkuar! Bënë që zemrat dhe mendjet tona të mos bijnë nën ndikimin e të mallkuarit.

            Të lusim o Zot i çdo gjëje që ndodhet në mes tokës dhe qiellit, të na forcosh besimin që e kemi në Ty, zemrat të na i pastrosh  dhe mendjet të na i këthjellosh edhe më tepër! Bënë që pabesimtarët të mos jenë në mesin dhe shoqërinë tonë!

            Të lusim o Mëshirues që në këtë botë të na japish të mira dhe begati, kurse në botën tjetër të na shpërbleshë me Xhenetin, që do të jetë vetëm për të devotshmit dhe ata që Ti i mëshironë.

            Bënë o Dritëdhënës, që në mes nesh të mos ketë ngatrresa, mosbesim, djallëzi, mashtrim, rrenë, arëmiqësi, urrejtje dhe tradhëti që Ju i urreni këto vese , dhe për gjëra të tilla njerëzit i dënoni me xhehnem së bashku me djallin e mallkuar, sepse të gjitha të ligat që i bëjnë njerëzit e kanë nxitjen nga ai i mallkuari.

            Të falenderojmë o Zot i Madhërueshëm për të gjitha të mirat që na i ke dhënë deri tash!Të falenderojmë që na e mbjelle besimin e plotë në Ty, që jeni Një dhe i Plotëfuqishëm. Jeni Sundues i tokës dhe i qiejëve. Jeni Ai që krijoni lindje dhe vdekje. Gjykuesi i vetëm në Ditën e Gjykimit..Të falenderojmë shumë për shëndetin e plotë që na e dhurove, që është kusht themelorë i të gjitha sukseseve që ne dëshirojmë t`i arrijmë.

            Betohem në Ty o Zoti ynë, se rrugën Tënde do të mundohemi ta ndjekim sa kemi mundësi, por të lusim i o Madhi Zot, që për gabime të pavetëdijshme të mos na dënosh, por të na i falësh dhe të na mëshiroshë!

            Të lusim o i Gjithëdijshëm, që na shehë, na dëgjon dhe din se çka mendojmë dhe veprojmë, të mos na dënosh për mendimet tona, që ndonjëherë nuk mundë t`i kontrollojmë, por që nuk veprojmë sipas tyre.

            Bën që me punë dhe vepra tona të mira ta fitojmë botën tjetër të amshushme!

            Falnaj o Mëshirues gabimet që i kemi bërë deri tash!Thellësishtë jemi të vetëdijshëm se jemi mëkatarë, prandaj falnaj gabimet, se vetëm Ti je ai që mund të na i falësh ato. Ndihmona o Mëshirues i të gjithë mëshiruesve që kurrë më të mos bëjmë gabime dhe mëkate!

            Qofshim të shpëtuar ne dhe të gjithë besimarët e vërtetë ( monoteistët)!

            Amin!

            U lavdrohtë emri Yt o i Madhi Zot, nga zemra, mendja dhe gjuha jonë sa të jemi gjallë!

            Amin!

            Më _______________

 

Dëshmëtarët.                                                              Çifti

                                                                                 

1._______________                                                1.________________

2._______________                                                2.________________                                                                                                                                                          

 

PËRPILUES I LUTJES : SHEFQET JASHARI-STROFCI

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free