E vërtetë është diçka që është e saktë, moralisht e mirë, e drejtë në aspektin etik dhe që është në pajtim me dëshmitë e me arsyen. E vërteta mund të gjendet në gjykime, mendime dhe në veprime. Realiteti, saktësia, përpikëria, paanësia, drejtësia e legaliteti janë vetëm disa fjalë të cilat përshkruajnë disa ngjyrime të kuptimit të së vërtetës. E pavërtetë është diçka e pasaktë, e rrejshme, jokorrekte, e padrejtë, e njëanshme etj. E pavërteta është akti i të gënjyerit, diçka që është e pabazë (për kah argumentet), akt i padrejtë në segment të normave morale.
Krahas së mirës dhe së keqes, edhe e vërteta e e pavërteta janë prej vlerave qenësore të shoqërisë, mirëpo, edhe këto (vlera) nuk është edhe aq lehtë të shpjegohen. Islami jep sqarime rreth koncepteve të së vërtetës dhe të pavërtetës, megjthatë nuk jep përkufizime të thukta në aspektin terminologjik të tyre. E vërteta është dritë, përkundër së cilës, e pavërteta është errësirë, kështuqë errësira zhduket kur zbardh drita, poashtu, pra, edhe e pavërteta humb kur të vijë e vërteta. Qëndrimi islam për të pavërtetën është që ajo konsiderohet si mëkat shumë i madh, ndërsa e vërteta njihet si mirësi e madhe. Prandaj, Islami i urdhëron ndjekësit e vet që t’i shmangen të pavërtetës dhe të kenë direksion të drejtë e të vërtetë (në qëndrime e veprime). Ideja e drejtë e e vërtetë është për t’u shpërblyer, kurse e gabuara është për t’u ndëshkuar. Përfundimisht, e vërteta shprehet në gjashtë gjërat vijuese: në të folur, në motive, në qëllime, në vendime, në bindje, në veprime dhe në obligimet e fesë. Pra, njeri që i përket të vërtetës është ai i cili është i saktë në këto që u cekën.
Argumente nga Kur’ani
1) “E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije ta fshehni realitetin” (Kur’an, 2: 42).
2) “O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshehni realitetin?” (Kur’an, 3: 71).
3) “Dhe thuaj: Erdhi e vërteta e u zhduk e kota! Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur” (Kur’an, 17: 81).
4) “Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të, ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) ju takon shkatërrimi për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.)” (Kur’an, 21: 18).
5) “Kjo, ngase All-llahu është Ai i Vërteti dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i Larti, i Madhi” (Kur’an, 22: 62).
6) “Thuaj: Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën! Thuaj: Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!” (Kur’an, 34: 48-49).
7) “Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve të Vet” (Kur’an, 41: 46).
Argumente nga Sunneti
1. Ebu Bekri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “A t’ju tregoj se cilat janë mëkatet më të mëdhaja? Vini re! Ato janë t’i përshkruash shok All-llahut të Lartësuar, mosbindja ndaj prindërve dhe gënjeshtra”.
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
2. Hasan ibën Ali (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Hiq dorë nga ajo që të duket e dyshimtë, për hirë të asaj që nuk e ke të tillë (të dyshimtë)! E vërteta është paqe e mendjes, kurse e pavërteta është dyshim”.
[Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nisai]
3. Ibën Hakimi (All-llahu e mëshiroftë) rrëfen nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Mjerë për atë që flet gënjeshtra me qëllim që t’i nxisë njerëzit për të qeshur! Mjerë për të!”.
[Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Daremi]
4. Ubade ibën Swameti (All-llahu e mëshiroftë!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nëse m’i garantoni gjashtë gjëra, unë jua garantoj Xhennetin; ta flisni të vërtetën, ta përmbushni premtimin, ta çoni në vend emanetin, t’i ruani organet e turpshme, ta ulni shikimin dhe t’i ruani duart tuaja!”.
[Transmeton Bejhekiu]
5. Abdullah ibën Amri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam është pyetur: “Cili prej njerëzve është më i miri?”, ndërsa ai i është përgjigjur: “Gjithsecili që ka zemër të pastër dhe që ka gjuhë e cila nuk flet gënjeshtra!”. Pas kësaj, njëri prej të pranishmëve tha: “E kemi të njohur se çfarë do të thotë të kesh gjuhë që nuk gënjen, mirëpo çfarë është zemra e pastër?”, e Pejgamberi u tha: “Kjo do të thotë se ai është i dëlirë nga mendimet e fëlliqta, nuk mëkaton, nuk mashtron e as që është keqdashës”.
[Transmeton ibën Maxhe]
6. Maliku (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon: “Më është transmetuar e thëna se Lukmani alejhi selam është pyetur: “Si i ke përfituar gjithë ato cilësi të shkëlqyera?”, ndërsa ai është përgjigjur: “Flisja të vërtetën, i përmbushja premtimet dhe hiqja dorë nga ato punë të cilat nuk më hynin në udhë!””.