DEVOCIONI

Natyra ka determinizmin, njeriu ka fatin. Pranimi i keti fati eshte porosia
me e larte dhe e sprasme e Islamit.

A ekziston dhe si ajo qe quajme fat?- Ta veshtrojme jeten tone personale dhe
te shohim ç'mbeti nga planet tona me te dashura ose nga enderrimet rinore. A
nuk erdhem ne jete pa vullnetin tone dhe ndeshen vetveten me tere natyren
tone, me intelektin me te madh a me te vogel, me dukjen qe mund te jete
simpatike a antipatike, me kurmin qe mund t'i ngjaje xhuxhit e atletit; ne
shtepine e mbretit a te lypsit, ne kohe te shqetesuar a te qete, gjate
sundimit te tiranit ose te nje princi te virtytshem dhe ne pergjithesi ne
rrethanat politike, gjeografike e shoqerore per te cilat s'na pyeti askush?
Sa e kufizuar eshte ajo qe eshte vullneti yne, nderkaq sa e madhe dhe e
parerfshishme eshte ajo qe eshte fati yne!

Njeriu eshte "flakur ne bote" dhe varet nga shume fakte mbi te cilat s'ka
kurrfare pushteti. Edhe me te largetat veprojne ne jeten e tij sikur me te
afertat. Gjate invazionit te aleateve ne Evrope, me 1944, u be nje
çrregullim i gjithmbarshem ne radiolidhje, qe do mund te ishte vendimtar per
operacionin qe zhvillohej. Me vone u konstatua se çrregullimi ishte pasoje e
eksplodimit te madh ne Andromede, sistem yjesh disa miliona vitesh drite
larg nesh. Nje lloj termetesh katastrofale ne planetin tone eshte pasoje e
ndryshimeve ne syprinen e Diellit. Me shtimin e njohurive tona per boten,
shtohet edhe vetedija jone se s'do te behemi kurre zoter teresisht te fatit
tone. Madje edhe po te supozojme progresin me te madh te mundhsem te
shkences, masa e rrethanave te pushtuara ne krahasim me masen e masave te
papushtuara e te papushtueshme, do jete pa ndonje peshe. Njeriu dhe bota
s'rrine ne proporcion. Njesia e ecjes se gjerave s'eshte njeriu dhe jeta e
tij njerezore. Se kendejmi pasiguria e amshueshme e njeriut, qe ne aspektin
psikologjik mund te manifestohet me pesimizem, zhgenjim ose - me
devocionndaj fatit dhe vullnetit te Perendise.

Islami si perpjekje per rregullimin e botes me ndihmen e edukimit e te
ligjeve eshte rrafsh me i ngushte i zgjedhjes, devocioni me i gjere.

  Drejtesia individuale nuk munde te permbushet kurre ne kushtet e
ekzistencen. Ne mind t'i pasojme te gjitha normat e Islamit, qe me ne fund
duhet te na sigurojne lumturine "ne te dy boterat"; per me teper ne mund t'i
pasojme edhe te gjitha normat e tjera mjekesore, shoqerore e morale,
megjithate, per shkak te nderliksjes se tmerrshme te fateve, te aspiratave
te vetedijshme e te rasteve te pakontrollueshme, te pesojme shpirterisht e
fizikisht. Ç'e ngushellon nenen qe humbe te jetmin djale? Ç'ngushellim mund
te gjeje njeriu qe ne nje aksident te paparapare mberet i gjymtuar? "Bindemi
me poziten tone njerezore. Ne jemi gjithashtu ne situata… Une mund te veproj
qe te nderroje situata. Mirepo ka situata qe jane ne esence te
pandryshueshme, madje edhe kur manifestimi i tyre merr pamje tjeter dhe kur
pushteti i tyre ngadhenjyes fshihet pas velit: duhet te vdes, duhet te vuaj,
duhet te luftoj, i nenshtrohem rastit, nderliksem ne menyre te pashmangshme
me fajin. Keto situata themelore te ekzistences sone i quajme "situata
kufitare" (Karl Jaspers, hyrje ne filozofi). "Ne boten reale njeriu duhet te
permiresoje çdo gje qe eshte e mundshme: pas kesaj femijet edhe me tej do te
vdesin pa te drejte, madje edhe ne shoqerine e perkryer. Ne perpjekjen e vet
me te madhe njeriu mund t'ia veje vetes per detyre vetem ta zvogeloje ne
menyre aritmetike dhembjen e botes. Mirepo padrejtesia e dhembja do te
ngelin dhe, sado te kufizuara, ato nuk do te pushojne te jene shemti"(Albert
Camus, L'homme revolte). Devocioni a rebelimi - keto jane dy pergjigjje te
kunderta ne dilemen e njejte.

Devocioni permban nga diçka prej çdo urtie njerzore, perveç njeres:
optimizmit te ceket. Ai eshte rrefim per fatin e njeriut, per kete gje fryn
pesimizem, sepse "secili fat eshte tragjk e dramatik, po t'i shkohet deri ne
fund" (Gasset) Devocioni ndaj fatit eshte pergjgjje tronditese ne temen e
madhe te njerezimit mbi pesimin e pashmangshem. Ai eshte njohje e jetes
çfare eshte dhe vendim i vetedijshem se do duruar e perjetuar çdo gje. Mbi
kete pike Islami ndryshon esencialisht nga optimizmi i ceket i filozofise
evropjane dhe nga perrallat e saj naïve per "boten me te mire nga te gjitha
te mundshmet". Devocioni eshte drite e bute pertej pesimizmit.

Mirepo, si rezultat i ndjenjes se pafuqise e te pasigurise, devocioni behet
vete fuqi e re dhe nje siguri e re. Besimi ne Zot dhe ne idene e Tij na jep
nje ndjenje te atille sigurie qe s'do te zevendesohej e kompensohej me asgje
tjeter. Te gjitha racat heroike besonin ne fat - pohon Emersoni. Sepse
devocioni s'eshte pasivitet, siç mendojne teresisht gabim shumica. S'eshte
fjala qe t'i dorezohemi fatit, sepse raporti yne ndaj fatit ka randesi
morale. Devocioni eshte qendrim i brendshem i njeriut ndaj teresise se botes
dhe ndaj rezultateve te veprimit te vete. Devocioni ndaj vullnetit te Zotit
do te thote pavaresi ndaj vullnetit te njerezve. Ky eshte raporti i ri
ndermjet njeriut e Zotit, ndaj edhe raport i ri ndermjet njeriut e njeriut.

Prandaj: te pranosh fatin do te thote te ndjehesh i lire deri ne fund.
Mirepo kjo eshte liri qe pushtohet duke e permbushur fatin tende, duke u
pajtuar me te. Ajo qe angazhimin dhe luften tone e bene njerezore dhe te
arsyeshme, ajo qe i jep vulen e maturise e te qetesise eshte bindja se
rezultati definitiv i çdo gjeje s'eshte ne duart tona. E kemi per detyre te
perpiqemi e te veprojme, rezultati eshte ne duart e Perendise.

Prandaj: Ta kuptosh mirefilli jeten tende ne kete toke do te thote te
fillosh te besh perpjekje pa ambicie qe te perfshihet e te pushtohet çdo
gje, por te jeshe gati ta pranosh vendin e kohen tek je lindur, vendin e
kohen qe fati yne quhet e qe  vullneti i Zotit eshte. Devocioni eshte
shtegdalja e vetme njerezore e dinjitoze nga absurdi i jetes, shteg pa
rebelim, pa deshperim, pa nihilizem dhe pa vetevrasje. Eshte ndjenja heroike
jo e heroit, por e njeriut te rendomte ne te papriturat e pashmangshme te
jetes, ose ndjenja tragjike e shehidit qe beri detyren e vet dhe qe pranon
fatin e vet.

Islami s'e mori emrin sipas ligjeve, urdherave e ndalimeve te veta, sipas
mundimit te kurmit e shpirtit qe kerkohet, por sipas nje diçkaje qe ngerthet
dhe i tejshkon te gjitha keto, sipas nje çasti njohjeje, sipas forces se
shpirtit qe te matet me kohen, sipas gatishmerise qe te durohet e tera qe
ofrohet gjate nje ekzistence, sipas se vertetes se devocionit.

Devocion, Islam e ke emrin !

Alija Izetbegoviq

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free